Për ty ! – Eduart Veli
PËR TY !
Për ty e ndal kohën,akrepat gjigandë të kohës, i ndaloj.
I mbledh në një buqetë vitet e rinisë dhe ty po ti dhuroj!
Për ty tokës i ndal rrotullimin,vetëm një stinë të ketë përherë.
Stinët e tjera të rrijnë lart në qiell,në tokë të ketë veç pranverë!
Për ty dhe në ëndërr bëhem roje,ëndërrat e tua ti mbroj.
Të pëshpërisë ëmbël mëngjeseve e mbrëmjeve
magjiken fjalë:”Të dashuroj!”
Për ty bëhem rreze drite,në sy e zemër të futem
pa u ndjerë .
Tik taku i zemrës tënde mua më foli,që në ditën
e parë që ke lerë!
Për ty horizontet përflak, mbrëmjeve të sjell me
dhjetëra ylberë.
Për ty, ylberë dashurie dua të mbjell ,në zemrën
tënde përherë!
Për ty,do ju vjedh shkëlqimin natën yjeve,dritën
e tyre do të dhuroj.
Për ty mes galaktikash me yje, do shkuaj vetëm
një fjalë:”Të dashuroj”!
Për ty, këngët e zogjve do mbledh kudo,në pyje kodra e korie.
Më to e dashur,do bëj një simfoni,do ta titulloj :
“Simfoni dashurie!”
Për ty,bëhem valë deti,po ti përherë mbetesh bregu im.
Kudo që të shkoj në detin e paanë,mbetesh më i zjarrti përqafim!
Për ty e ndal kohën,jetoj pambarim në ditët kur isha njëzet vjeçar
Ti për mua mbetesh si atë natë shiu,nën çadër dikur,në Janar!
Për ty kam thurrur dhjetëra poezi,oh sa shumë ju dua të dyja.
Për ty detin e kthej në poezi,ty je vetë jeta, ti je Dashuria!
“Nga vëllimi poetik “Për ty jetoj ‘