August 5, 2024

Pa hire kurorë lavdie mitike – Shukrije Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vargje kushtuar Nuhi (Rexhep) Berishës e Rexhep Malës, Heronjë Kombëtar, me rastin e 37 vejtorit të rënies së Tyre sublime për Lirinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare – dashninë për njeriun.

PA HIRE E KURORË LAVDIE MITIKE

(12 janar 2021)

Do të vij një ditë tjetër te varri yt
i parë mik aty ku dhimbën për Ty e njoha
t’ thjesht si etjën tënde për liri
lumenjë e kroje bilur t’ Kosovës jetime
dje e nesër
pa hire e kurorë Lavdie mitike
a legjendash që vrasin dëshmorët
e bëmat e lavdisë që Ti kurrë
nuk i deshte për stoli
do të mbështetem fort pas gurit
t’ parë t’ varrit tënd e të flas
me Ty për dhimbat e Mëmëdheut
që folëm kurrë as nesër kobit të ri
kallauzësh t’ Ballkanit Perendimor
Nuk t’ erdha dje n’ditën kur i mbylle
sytë bashkë me
shtigjet e ecjeve ilegale
me thembra t’ përgjakura
rrugëve me kalldërmë e baltë
një natë dimri
t’acartë me stuhi e plojë
nën krisma batare plumbash flakë për flakë
me çakejtë edhe shqip t’ Novicës së Zi
hakun ia morët Kosovës vertikalisht
bashkë me vëllaun “Xhepën”* krah
e mburoj a Hije kurrë e
Dyzuar si koci e mishi ishit Një
me këngë e përcollët orën
e zezonës Serbi veshur me çelik
deri në dhëmbë policë e ushtarë
bëshëm ua mësuat leksionin e parë
Jehun UÇK e mbollët pëllmbë për
pëllmbë dashni Mëmëdheut Shqipëri
thjesht pa ceremoni e garda hiresh
konvencionale
lule gjaku morët n’vetull a gjokësin e trimit
plumba si vetë Liria e sertë
a dashnia për njeriun
e fituat betjën përjetësinë
n’ lapidarë pa hire karremi
e sot harruar n’ heshtjen e delirit lakmi
ftohët trishtit mermer ju nuk dremiteni kurrë
n’qetësi një plagë e re hendeku
betejash pushtet ka zënë lëngatën ç’moti
e nesër n’ krye t’ oxhakut
Kosova dergjet nën patkojë sejmenësh
hazdisur n’ garën e vetës së parë
Me mllef po t’ them nuk erdha dje
t’ pjekem me Ty
as me shokët e tjerë shkrirë n’ lapidarë
m’ dhembë harrimi i betimit t’ dhënë
nuk kam fjalë t’ mira për t’u thënë
vij një ditë tjetër kur t’ zgjohet nga gjumi
i lumturimit mitik
Liria e çprangosur sot pengë
n’ garën e vetës s’ parë veshur me lakmi
Mbase do t’ flasim e çmallemi me nge…


“Xhepën”*, nofka për Heroin Kombëtar, Rexhep Mala

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com