August 3, 2024

Drita e Jonit – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DRITA E JONIT
Në sytë e tu dua gazin dhe dritën e Jonit
dua forcën e dallgës ..thellësinë e tij
lartësinë e malit ,mprehtesinë e shkëmbit
të kristaltë ujvarën që rrjedh nga yti gji

Një tufë dritë të ngrohtë mbështolla si postjer
që veç lajme të mira në zemër dërgon
mblidh shkronjat si në fushë një tufë luleshqerr
me to qëndis pëlhurën që zbardhon

Shkruaj me shkronja të arta pranverore
si me rrezet e një dielli që vetëm ngroh
qëndis pëlhurën me imazh e mirësi hyjnore
se zemra jote edlire veç ëmbëlsi pikon

:::::::::
Ndër shkronja ngatërruar zberthe kodin
mes tyre gjej një forcë që të ngre mbi retë
aty ku diga bëhet bllok trishtimesh
nis vrullshem një ujvarë që quhet jetë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com