Heshtje… – Adivije Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
- HESHTJE…..*
Nëpër ngjyra ylberesh zbardhi dita
e nata më përcolli pafund nëpër ëndrra,
fjalën TË DUA
papushim përsërita,
valse dashurie vallëzonte zemra..
Për një çast mendova se lindi dielli,
e vetmia e netëve të errta perëndoi,
me i lehtë do më dukej GURI I SIFIZIT,
se heshtja,
që fjalën e shumpritur përcolli…
Dhimbjet e gjithë botës
do i duroja me kënaqësi,
veç ëmbëlsinë e fjalës të merrja nga ti…
Adivije Hoxha (risjellje)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com