August 10, 2024

Të jesh nanë – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të jesh nanë – Albina Ceka

Të jesh ma e ambla nanë
do të jesh magji si zanë.
Me i mshef lotët ,kur kjanë
n’përqafim me hek mall.

Te jesh si dielli nanë
do të jesh rreze në agim.
Për fëmijët do jesh zgjim,
që përkëdhel herët n’agim..

Për fëmijët mrekulli ,
do jesh e madhja krenari.
Për çdo ditë udhë e mbarë ,
do të bahesh kalendar.

Të jesh ma e mira nanë
do të jesh naten si hanë.
Sy gjumi mos me marrë,
përkund djepin,një jet tan.

Të jesh ma e zgjuara nanë,
kur gabon fëmija randë,
vendim të drejtë me marrë,
kurrë vetëm mos me e lanë.

Te jesh ma e forta nanë ,
duhet t’jeshë si guri i randë.
Me pranu vajtim e gjamë,
me qaj mjes deri n’aksham.

E po qe e vajtumja nanë,
lot e tua skanë me u tha.
Piskamë shpirti me u ba,
deri sa vladin ke me pa.

E se jeta,pa t’drejt t’mallkoj.
Me lot gjaku sytë vajtojn,
dhimbje shpirti,që të shpon.
Zoti ty, vetem stë harron.

Për fëmijët zjarr në shpirtë,
do gjesh forcë te perënditë.
E kur zjarr nuk ka n’oxhak ,
ti për ta,do të bahesh flakë.

Do jesh pemë ,lule me vesë,
me aromë në mjes i veshë.
n,luftën jetë me u perleshë.
Ti ndarkë “llucën jua heqë.

Për fëmijët nanë ,pishtar.
N’jetë luftove si ushtar.
i shndrite si diell,si hanë ,
Edhe shpirtin ju ke dhanë.

Tjesh nanë dashni e rradhë,
duj me shpirt , nuse e djalë .
Duj dhandrin,vajzen hyjni,
ke me mbjellë veç dashni.

E n’pleqni vetëm me u ndi,
zemër vrarë rrin ti, n’qetesi.
Për hanë ,diell veç lumturi,
bekon përherë, ato fëmijë.

Han,diell n’zemër i mban.
të ngrohin,te mbajnë gjallë.
Arom lulesh n’shpirtin tand,
me petalet, lotët thanë.

Albina Ceka
Janar 2021
Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com