August 3, 2024

Jeta cfare eshte? – Albana Gjoni Semini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeta cfare eshte?

Jeta nje farse e shtirur
qe njerezit mundon,
ne cdo kohe dhe moment,
me shume pyetje ne koke
e zgjidhje s’gjejme dot.
E vrasim mendjen,
e turbullojme, e ziejme trurin
por as dhe nje pergjigje…
…Jeta do durim,maturi
dhe zgjuarsi te jetohet.
Dashuri,.ngrohtesi midis njeri- tjetrit.
Njerezve u ka hyre urrejtja ne bark,
ta shohin njeriun ne veshtiresi,
ta keqtrajtojne t’ia ulin karakterin
ta vene ne loje ta imponojne,
dhe ne fund ta shkaterrojne.
Sa ligesia s’ka skrupuj zgjerohet
dhe miresia largohet e harrohet
dhe njerezit kalojne ne depresion,
kane frike nga e verteta,
nga jeta e perditshme qe po jetojne.
Mbyllen ne vetvete e kane te veshtire
te jetojne mes njerezve,
u duket kushedi c’fare thone…
…Jeta kaq e bukur dhe e veshtire,
Kaq e lumtur por e hidhur,
i mbledh e i mban ajo gjithcka mbi supe…
Por eshte e bukur e duhet jetuar,
ashtu sic eshte e si te vij,
ajo njehere jetohet e duhet sakrifikuar.
…Te mbijetosh mbi urrejtjen
e njerezve te urryer,
dhe shpirti te fluturoj i lire
ne ditet qe do te vijne…

Albana Gjoni Semini

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com