Dashurinë zgjon – Silvana Cekici Rodi
Dashurinë zgjon
Agimi i qytetit është një mrekulli
pulëbardha, zgalemë , zogj krahëhapur fluturojnë papushim
Maja e malit me borë akoma mbuluar
Vallzimi i valëve mbi liqen s’ka mbarim
Prej fushës fryn një fllad erëmirë,
zëri i luleve shpirtin ma deh
Rrezet e ngrohta të diellit ledhatojnë ëmbelsisht petalet,
nga përkëdheljet e dashurisë gonxhet shpërthejnë
Valët e liqenit jetës i këndojnë
më tinguj shumëngjyrshëm çdo zemër gëzojnë
Bregut e lumtur me valët vallzoj
ky liqen më ëndra të mbush dhe zë ëndëron
Koha vrapon, çdo ditë jeta zhurmshëm rrjedh
mallin nuk çmall dot në këtë qytet
parfum trëndafilash përhapet kudo
dashurinë brënda shpirtit ky qytet të zgjon
S.R