Vanë si cjapi te kasapi – Muhedin Mahilaj
VANË SI CJAPI TE KASAPI
Vanë si cjapi te kasapi
Korones vizën ja dhanë vetë
Sirianve portat sua hapën
I lanë të mbyten në detë
Një copë buk donin sirianët
Në vënd të tyre se nxiŕrnin dotë
Shejtani u shkatërroj vatrën
I mbyti në gjak e në lotë
Bukë e gojës së sirianëve
E mërziti të MADHIN ZOT
Për mënt’ e kokës së titanëve
Sot paguan ti moj botë
Vanë si cjapi te kasapi
Koronën e pritën vetë
E shetitën nëpër botë
Me avjon e pa biletë
Kur panë c’qe korona
Djalli me brirë përpjetë
Mbyllën portat të tmerruar
Mbenë si peshku në rrjetë
Rrënkon shpirti i të vrarëve
Rënkojnë të mbyturit në det
Vanë si cjapi te kasapi
Po korrin çfare mbollën vetë
M. Mahilaj . 16 03 2020
VLORË