Evë – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E V Ë
Në kullën prej ajri
Murosëm sytë
Evë!
Evë,
n’pluhurinë e mëkatit
Mbështollëm ashtin
e marrëzisë
Evë,
kur ti qiellin more
në krah
Unë kafshova ëndërrën
me sy gjarpëri
Stinëve të jetës
Fatin lidhëm bashkë
Evë,
ti vello qëndisur
Unë Rozafë
pengthyer mëkatit ,
Evë!
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com