Të dua po njësoj! – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të dua po njësoj!!
Shkëlqimi jot…vezullon si floriri napolonë
Ninullat e tua dëgjohen dhe sot
Luaj me ëndrrat balonë ,si dikur fëmijë
Vazhdoj të të dua po njësoj
Në prehërin tënd të ngrohtë , kokën mbështes
Udhëtoj vazhdimisht,në të bukurat kohë
Në buzët e mallit ,etjen s’shuaj dot
Më bën të frymoj, më fort jetën dashuroj
Në të paqtën zemër , i njëjti gjak na pulson
Në arteriet e tokës, uji kristal buron
Mrekullia natyrë të surprizon ,të tjetërson
Shpirtin ta mbush me përjetësi!
- 01.2021
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com