Mos e vrisni dashurine – Asllan Miftari
Vargje dedikuar një vajze që u vra pabesisht përkrah motrës së saj….!
MOS E VRISNI DASHURINË
Më vrave moj dorë gjakatare, më këpute në mes të rinisë
Njeri pervers, i pa shpirt, tinëzar e mizor
Për mua dhe qielli do të derdh lotë
Zotit do t’ i them të hakmerret
I qetë ti, të mos prehesh, as dhe në të përtejmen botë !
Dashuria është ngrohtësi
Nuk blihet as nuk shitet me para
Gërshetim i thellë ndjenjash
Pronë të veten, askush nuk e ka !
Unë lule në rritje isha
Ti më këpute në pabesi
Kujtove se zemrën më rrëmbeve
Me të egrën mesjetare, të famëshmen xhelozi !
Me mall po largohem nga kjo botë
E etur, e përvëluar për babë e nanë
Për shokë e shoqe, për motrën tmerrësisht të trishtuar
S’ ka rreze dielli, që lotët ia thanë !
Ejani, ejani ju o qyqe para kohe të ardhura nga migrimi
Këndoni dhe vajtoni pa u ndalur mbi varrin tim
Atij që këput e vret dashuri i thoni :
Ti meriton të Zotit mallëkim !
Zbrisni engjuj nga qielli
Zbrisni, zbrisni shponi retë
Po këputen, po vriten, po ikin të pafajëshme dashuri
Nga kjo e dhimbëshme, e bukur jetë !
-Mbi varrin tim, lotë trishtimi e mallëngjimi do të derdhen
Mbi rrjedhën e njomëzen e tyre, trëndafilë të kuq🌹 e lule🌺 do të mbijnë
-Mbi varrin■ tënd kur të kalojnë :
Të gjithë do të thonë ! – Gjakatar i pa besë
Këpute një lule në rritje
Urrejtjen e Perendise ti meriton !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania🇦🇱
25 janar 2018