August 9, 2024

Unë mëkatari – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë mëkatari

Bijë e gjithësisë,tokë me dete e male
Më e bukura parajsë në univers
Ti që i dhe strehë çdo qenie,trupin i fale
Nga më i miri u preve në besë

Unë njeriu, plagë të kam hapur
Më e bukura krijesë që t’i besoje
Të kam zhuritur , të kam çuar flakën
Ti prapë më fale, kurrë s’u ankove

Ti zemër gjerë prapë të gjithë i fale
Mes tyre dhe mua me emrin njeri
Mëkatet tona prapë ti i lave
Dhe Birin tënd, për ne bëre fli

Po unë njeriu i pabesë mbeta
Përbuza mirësinë që më dhe Ti
Doja që nga unë të varej jeta
Ndoshta pa mua do ishte mrekulli

Më ler të puth vesën e mëngjesit
Të dehem me aromë trëndafili
Të shikoj pranverën,sythet tek çelin
Të dëgjoj mbrëmjeve këngën e birbilit

Më ler të prehem në gjirin tënd
Të pi ujë në të tuat burime
Të më falësh mëkatet që kam bërë
I qetë nën një lis të pushoj në hije

25/01/2021. Vlorë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com