Nënlokja halle shumë – Agim Jerliu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi, Agim Jerliu
Nënlokja halle shumë
Këmba këmbën sikur ja merr
Nënlokes me aq shumë halle
Shpirti saj i mbushur me vrer
Por pa u mundua nuk ka qare.
Barrë e rënd mbi supe e shpinë
Në moshën e shtyrë t’pleqërisë
Mundohet disi dhimbje t’përbin
M’ndihmo o zot i lutet perëndis.
Shpirti përbrenda i digjet flakë
Gjithçka nënës i sillet në kokë
Tash n’moshë të shtyrë plakë
Një këmb mbi dhe një nën tokë.
Ah jetë o jetë sa je e pa mëshirë
Sa dhembje halle e shum derte
Në rrugëtimin e gjat të vështirë
Ngre këmbt zhag e flet me vete.
Agim Jerliu, Siegburg 28.01.2016
Nga libri I’m,,Dritësime Poetike “
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com