Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla
FALEMINDERIT KOSOVË
Faleminderit Kosovë, trime, qëndrestare,
na ke zbardhur faqen, na zgjon shpesh nga gjumi,
një shekull e pushtuar në trojet shqiptare,
ruajte gjuhë, zakone, ndryshe të merrte lumi….
Të faleminderit Kosovë, vatër heroike,
e mbajte flamurin ndezur si pishtar,
kurrë nuk u dorëzove o sokoleshë, kreshnike,
vajzave dhe djemve u vure emra shqiptarë…
Të faleminderit Kosovë, që kokën mbajte lart,
me këngë e lartësove Nënën Shqipëri,
zgjuarsi tregove me emrat, Vlorë, Berat,
i tregove shkjaut që nuk tutesh për Liri…
Të faleminderit moj fisnike dardane,
në kohë të tërmetit ti ishe aty,
nuk pyete as për postblloqet mjeranë,
vëllezërit i ndihmove pa vënë gjumë në sy…
Të falemnderit Kosovë, bashkë një komb jemi,
të lashtë sa vetë toka, Tiranë, Prishtinë, Gjakovë,
në deje na vlon gjaku, të njëjtë e kemi,
për të gjitha ç’ke bërë…
Të faleminderit Kosovë!
TITI…