August 7, 2024

Komandant Asim Zeneli – Vladimir Danaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOMANDANT
— ASIM ZENELIT —

Në grykën e Mezhgoranit,
U bë prit mbi Italjanë,
Bërtit komandant Asimi,
Përpara o partizanë.

U ndez flak e dilte tymi,
Luft e tillë s’eshte parë,
Dhe lumit ju pre rrëmbimi,
Që vin me dallg e me val.

Në kodër doli Memua,
Dhe me shokët kuvendoj,
Atje tej bënej qameti,
Me dylbi vevdin vështroj.

Nëpër zjarr erdhi korjeri,
Shumë rëndë i pikëllojë,
Eshtë vrarë Komandanti,
Komandant Asim Zeneli jonë.

Armët mos ti dorzojmë,
Ti mbajmë djemtë në krah,
Eshtë nder për Progonatin,
Djemt e saj dëshmor i ka.

Vladimir Danaj 31/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com