August 7, 2024

Kushtuar birbilit të Labërisë Mustafa Matohiti – Vladimir Danaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUSHTUAR BIRBILIT TË LABËRIS
Mustafa Matohitit
(Heroi Popullit)

Pas shumë vitesh të errëta robërie,
Rrezatoj një hije besimi dhe shprese ,
Vringëlloi një ditë e gëzuar dhe gëzim ,
Në Kurvelesh u dha një kushtrim bese.

Kush po ia çon flakën Ballkanit ,
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit ,
Birbili i rrallë Mustafa Matohiti ,
Në ballë të luftës ishte dhe ndriti .

Përballojë rrebeshet e armikut ,
Pa masë çmoje atdhedashurinë ,
Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat ,
Derdhe gjakun dhe sollët lirinë.

Përulemi para jush çdo maj dhe vitë ,
Këngë për ju këndojm me krenari ,
Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë ,
Në shenjë respekti lule u dhurojmë për liri.

Dallget e luftes tutje me shtynë ,
E unë i heshtur rri e mendoj ,
Të pashë ty ne betejë kur mësyn ,
Në Mallgëriç ku luftoje ti për liri .

Ëndërrat e tua ishte e para Liria ,
Në Liri thua çdo gjë e mir lulëzon ,
Ideali yt ishte mirqënia dhe dituria ,
I miri yne Komisar Mustafai jonë.

I lehtë të qoftë dheu i Kurveleshit ,
O biri i Shqipes dhe Shqipërisë ,
Përjetë s´do të harrojë kombi ty kurrë ,
Flaka e pashuar gjaku o drita e lirisë .

Vladimir Danaj 31/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com