August 3, 2024

Shtatë qiejt e tu – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

@
Shtatë qiejt e tu
Që nga larg ta ndjej aromën prej burri
Që drejt meje vjen si puhize e lehtë
Më jep flatra shpirtit ëndrrës i ndrit nuri
Ngrihet fluturimthi të përshkojë qiejt
@
Kur hedh hapin lehtë sa s’më ikën truri
Të shoh plot adhurim pse se kuptoj as vetë
Në hapat e tu ka vendosmëri burri
Më bën të ndjehem flutur mbi supet plot jetë
@
Në duart e tua sa magji Zoti vuri?
Të më përkëdhelësh si askush në jetë
Mollëzat i lag vesa e ti thua të shndrit nuri
Më mbulon me lumturi si të jem fëmijë vërtetë
@
Shtegun për në zemër ka gjet e jotja fjalë
Mes saj ti rri ulur si një burrë zotni
Se e di që shtatë qiejt me dorë i kam kapë
Sa herë të shikoj drejt e në sy
@
Aty gjej sy dete në ballin tënd fshehur
Vetja ime është shëmbëllim i një zane
Më mbyt ndjenja jote ..në të jam e dehur
Them se kam dhuratë thesaret e kësaj bote
@
O dete të zhytur mbi ballin e lartë
Me ngjisni cdo cast në qiellin e shtatë
Maria Hizma Kuci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com