August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FTESA

Më ftuan miq e shokë në një darkë
Hajde më thanë – t’a bëjmë si qëmoti
Mos po do vinë ne aty lartë
T’a djegim fare si flakë baroti

Bujrum- u thashë-sofra është shtruar
Veç na bini nja dy hysmetçi
Se mëndja jo, s’më ka harruar
Të bëj ato që bëja i ri

Erdhën më morën me fuoristradë
Një djalë dërguan,një djalë të ri
Shtruar në lokal , me zjarr në oxhak
Shiltet përtokë si burra zakonlli

Ishin grup i mirë, dymbëdhjetë vetë
Që të gjithë birbila,kënga simfoni
Dhe një këngëtare ,marë për lezet
Ulur në mes tonë ,si tortë me qershi

Pa nisi kënga ,nisi dhe dollia
Si njëherë një kohë,një këngë një dolli
O sa e ëmbël që dukej rakia
Dukej nga aroma, ishte rrush safi

Aty në mesnatë më kërkuan një këngë
Po jo nga të vjetrat ,po një tekst të ri
Nuk j’ua prishja dotë,ngushtë më kishin zënë
Se bëra të gjatë,strofa dy a tri

Po flet i zoti konakut
Nga vajte o zakonlli
Do të vish sonte nga ne
Apo të vimë ne nga ti

O miq u marsha të ligat
E kam shtëpinë pa çati
Më shikoni si jam bërë
Tamam si ai… në shi”*”

Shpërtheu gazi në lokal
U ngritën burrat në këmbë
Kush të më puthte i pari
Kesh frikë mos më hanë me dhëmbë

Po ç’farë bëni more miq ,uluni se latë nam
Na ish dehur këngëtarja,e ndezi më keq davanë
Njëri më puthte në buzë,unë i lutesha ,aman
Këngëtarja nxehur shpuzë,t’a marsha o kapedan

Erdhi i zoti lokalit, dhe i uli nëpër vende
Ç’far u bëre mor aman, ç’far u the që i çëmënde
Këngëtarja si gështenja,filloi t’ja bënte paf
Unë nuk të ndahem sonte,po s’të mora autograf

Dalëngadalë po shkonte nata,po këndonte një kaposh
Më mbuluan me një shark,koka mbështetur në qosh
Më ish bërë koka daulle, asnjë gjë më dot s’dalloj
Këngëtar e këngëtare, të gjithë më duken njëlloj

Kur e mblodha pakë veten,Sharku më dukej mëndafsh
Buza më ish tharë për ujë ,një çezëm në ëndërr pash
Ja kështu na shkoi nata,këngë labe e raki
S’mbaj mënd në dhashë autograf,flija si sheleg kërthi!!!

Vlorë 02/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com