Rrëzohemi si fëmijë – Xhevdet Bajraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
RRËZOHEMI SI FËMIJË
Jehona e hapave që ikën
na i zbardh qimet e flokëve
të lyera
me jargë kafshe ballkanike
Rrugëve të qytetit
rrëzohemi si fëmijë
e çohemi si pleq
sa për t´i bërë varret me shenjë
Nuk është natë
por lakuriqët fluturojnë
pas shijes së gjakut të krimbur
që le pas vetes grigja politike
Në zemër të qytetit
gomerët kullosin e bëjnë dashuri
nën qiellin e stërmbushur me flutura
të shumuara nëpër varret tona
Xhevdet Bajraj
Copa ime e qiellit, KOHA, 2015
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com