Ndjesi e njëjtë! – Asja Mulgeci
Ndjesi e njëjtë!
E ndjeva,
dhe sot, si dje,
dhe do vazhdoj,
mot pas mot ,
të jetoj me mua,
përqafimi yt,
në krahët e mij,
e ndjej rëndesën,
si në agoni,
Gjoksit llastuar,
ul kokën ,
akoma,sikur ndjej,
aromën tënde,
duart në flokë,
rrrëshqitshëm,
më degtisnin,
në përjetime…
perpiqem të zgjohem,
momentet ti përkund,
me ninulla epshi,
të pafundmë,
Koha, lëviz me përtaci
Akrepat,
numërojnë orēt,
e “padukura” askund,
*
S”të pashë,
e as më pe,
askund,
“u panë”,
vetëm trupat tanë,
e zemra…
Shdërruar në pentagrame
me nota ari,
me shpirtin e ndjeshëm
në sintoni,
kompozoi,
muzikën më të arrirë,
në gjuhën…
e paërkthyer dot,
as nga unë,e as nga ti!
Thonë, që vera ,
muzika,
dhe dashuria,
flasin, në të njëjtën mënyrë,
ato ndjehen, dhe shijohen,
s’kan nevojë,
për kurrfarë përkthim!…
Asja Mulgeci
16.3.2020