August 3, 2024

Oxhaku i vjetër po nxjerr tym të ri – Arbana Delia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Oxhaku i vjetër po nxjerr tym të ri

Mbi trarët e çatisë
Vend zuri trishtimi
Shtëpia shurdh-memece u bë
Gjithçka humbi kuptimin
Ditën që, ti e shtrenjta ime
Humbe shikimin.
Përvajshem rënkova
Në netët e gjata pa gjumë.
Ndërrimin e stinëve
Për dy vjet se pashë
Përgjithmonë dielli perëndoi për mua
Vetes kushedi sa herë i thashë .
Lotova në heshtje e qaja me zë t’mekur.

Dhimbja ishte e madhe
Klithjet ia dëgjoja shpirtit,
teksa nëna përvajshëm lutej çdo natë.
“O Zot i mëshirshëm ki mëshirë për mua,
Rikthema shikimin
Gjë tjetër nuk dua!”
Le ti shoh në sfida e suksese fëmijët e mi
Le të shikoj si rriten nipërit dhe mbesat
Le të lexoj dhe njëherë libra,revista dhe gazeta!
Dhe ja sot Zoti bëri mrekulli
Riktheu shikimin në sytë e nënës
Zemrën dhe shpirtin tim e mbushi me lumturi.
Nga trarët e çatisë hoqi trishtimin
Dhe shtëpisë i riktheu gëzimin.
Nëna gatoi bukën, ndezi zjarrin përsëri, e mbi oxhakun e vjetër nxori tym të ri.
Në horizont diellin buzagaz sikur e pashë
Ngazëllyer lajmin për nanushen;
motrave, vëllezërve dhe të dashurve ua thashë.
Sot dhe buka shije të veçantë paska
Dhe dora e nanës pleqëri nuk paska.
Na gatoj bukën bash si dikur
Rreth tryezës sërish bashkë na mblodhi.
Përmallshëm po na shikon të gjithëve me radhë
Nuk do t’ia di, a kemi thinja në flokë a rrudha në ballë,
Sepse në çdo kohë ne mbetemi fëmijët e saj.
Flakadan shpirti në dashurinë e pashuar, sot e gjithmonë, për ne mbetet nëna e bekuar.
Duart lart nga qielli
Me plot përgjërim
Zot i madh, sytë e nënës mbushi me dritë për aq ditë sa jetë i ke fal.
Dëshpërimin tim thërmoje në mijëra pjesë.
Tek ti le të rrije varur e imja shpresë,
Çdo deje e trupit tim
Mijëra falendime ka për ty o I Madhi Zot!
Për Ty, që dëshpërimit mi dhe fund në çastin kur gati po harroja se kush isha unë.

Arbana Delia

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com