Vetëm ty të ruaj në zemër, o e bukura femër – Floriri Z Petra
VETËM TY TË RUAJ NË ZEMËR
…..O E BUKURA FEMËR…
Të qënurit femër
presupozon bukurinë…
Por nuk është gjithçka
pamja e jashtëme,
kur e shohim çdo ditë
me sytë e mëndjes..
Bukuria fizike…
nuk e ka jetën gjatë,
vjen një kohë venitet
siç ikin, rrëmbimthi vitet…
Por bukuria shpirtërore
për një femër, të zgjuar
ngelet kohës ngaherë
bëhet thesari i saj..
Lum kush e zbulon
në labirinthet e shpirtit..
ka prekur me dorë, lumturinë..
O mikja ime e shtrenjtë..
Eja ti puth ato syçka
rezatuar ngjyra ylberi
plot magji
Më joshin kur të shoh,
të ndjej si një dashuri..
Vetëm ty të rruaj në zemër
Zoti të solli në jetë moj femër..!!
Bukuria jote
erdhur këtij mëngjesi
më flladin e brishtë pranveror
më zgjoi nga gjumi
mes ëndrash dremitur
moj e dashura femër….
Më bën përvete
të ndjehem shpirtërisht
sapo të shoh me sy, largësish
shpejt më hyn në zemër,
si një erë e lehtë, fëshfërin..
Bukurinë tuaj o femër
çfaqur si reze ar
kush nuk e adhuron..!?
E kalon limitin, kur e shikon
mëndtë ti merr, si dielli perëndon
shpejt merr zjarr
zbritur në tokë si meteor
Infinitin, më kot kërkon..
Falmë o shpirti im,
deri në maksimum
kur ende të kam larg,
shpirti nuk bën gjumë..
Nuk është faji im
kur bota e trishtë të ndan,
sa herë më mungon
një trishtim me vetminë
shpejt më kapllon..
Eja me zërin e ëmbël
sillmë një ndjesi,
A nuk e kupton,
me ty kam rrënë në dashuri..!?
Të bukurën e duan
jo vetëm ata që janë poet…
Por dhe ju që ngeleni një femër
më e shtrenjta, tek një zemër..
Zoti ju bekoftë në jetë…!!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 18th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..