August 4, 2024

Kupat e trishtueshme – Brahim Avdyli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Brahim AVDYLI:
KUPAT E TRISHTUESHME
1.
E idhët
duket jeta,
djegë në zëmër
me lotë të gjallë
kur sytë
kanë shterruar
me pamjet e pathëna
e nuk dalin tjetër
ziejnë
bletarisht
në kupën e mendjes…
2.
Tym
del përpjetë
shtresohet
në mendime të egërta
për të dalur
pa pritë
e pa çasje
në anën tjetër
të kobit…
3.
Të gjitha thëniet
paskan dalur
largë
prej dritës së zemrës,
ato mendime
që i desha
nuk i paskam sot
nëpër duar,
ditëzeza
e natëfuta
ndërlidhen nëpër luftëra
të pa pajtim…
4.
Tradhëtia qenka
një lavire
të cilës
të gjithë që e duan
i shkojnë pas,
e unë mbetem
akt pas akti
në tragji-komedi
provë
me lulet e thara
të shpirtit…
5.
A është ky
det i lotëve
që lëkundet
nëpër dallgë,
apo i kthehemi
prap fillimit
si lojë të pa fund,
e prap nuk mundemi
që ta përmbysim
energjinë
e rrjedhave?!…
6.
Gjithmonë mendon
se do të zbresësh
Diellin në shuplakë
e çdo gjë që e gatuan
del sikur e prishtë
e plandosur për dhé
me petalet e bjerrura
të çasteve!…
7.
U dashka pritur
pa i shkyer
barkushat e zemrës,
të ringjallet
edhe nëse nuk e pret
nga hiri i lotëve,
ndoshta
ata që të mbajnë në grusht
duan që të përvidhet
ty, fati i mjerë
e kupa e përpjekjeve
në dorën krijuese
të mbetet kot
me të vërtetat e veta
të kobshme!…
8.
Çudi,
me dhembjet tua
ndër sprova
e shtydhje
i nxjerrë aktet
e përjetimeve të kohës,
pastaj i vjerr
nëpër qindra shtigje
të pikëpyetjeve
sikur mesazhet
për tërë brezat!…
9.
Edhe unë
në këtë mërzi të jetës
e shprazi vazhdimisht
këtë kupë të çuditshme
të dhembjeve,
e me duken
gjithnjë
kupa trishtuese
të shpirtit të pa pajtuar
e cila prore
valëvitet
e valëvitet!…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com