Bota nën ‘qerthull’! – Tomor Buzi
Bota nën ‘qerthull’ !
Nën qerthull të shpirtzinjve, po jetojmë,
Të frikësuar nga ‘hijet’, dhe vrastarët ,
Jetën e kan lidhur në zinxhir e vargonj,
Duke t’jerë vdekjet, për të zgjatur litarët !
E kan lidhur planetin, si metastaza,
Me llumin e parave, kan bler qeverit,
Miliona koka njerzish i shtypin si arra,
Gjakprishur, mbi Zotin, dhe perëndit !
Qindra vjet të dridhur nën efektin, para,
Duke mbjell planetin me luftra e viruse,
Në kurthin e hijeve, kjo bot e plakur, ra,
E qelbur si uji, mbushur me molusqe !
Vall nga vimë, nga ‘majmuni’ a të klonuar,
Por Zotin e kemi pasur përherë si hyjni,
Në terr informacioni, kjo bot ka udhëtuar,
Duke rendur ‘injorancës’,nëpër pandemi !
‘Hijet’ lakmitare, që botën kan pushtuar,
Rakorduan kordinatat për globalizmin,
Njeriun e kan kthyer, ‘kurban’ të harruar,
Si në muret e Moskës, kurban për komunizmin !
Të gjithëve na duan gjysëm të vdekur,
Që planeti të mbetet i ‘virgjër’ si dikur,
Na sjellin vaksina, a ndonjë gjë tjetër,
Derisa mëndjen të na e bëjnë ‘plagjiatur’!
Ne presim, ata gajasen me heshtjen ton idiote,
Të jargavitur, si hienat që thithin gjakun e pres,
Çipa, e dreqin me të birin po i fusin kësaj bote,
Me ‘mikrosoftin’ e Bill Gejt-it, bariun e ‘kopesë’ !
Kush na solli nën entropin e planetit të vjetër,
Majmuni, apo nga qytetërime të tjera, klonuar,
Ne vetëm Zotit i jemi përulur, dhe askujt tjetër,
Ndërsa sot përpara Tij qajmë e lutemi të turpëruar !
Nën ‘qerthullin’ e demonëve të paras po ‘ngjizemi’,
Midis zhgënjimit, dhe frikës që endet çdo ditë,
Masonët, ushtarët e ‘denj’ të rendit të ‘ri’: Globalizmi !
Përdhosin emrin e Zotit, dhe gajasen me perëndit !
E kan lidhur planetin, me jargë e ‘ferra’,
Me llumin e paras, kan bler shtete, qeveri,
Miliona trupa njerzish i hedhin në plehëra,
Nën projektin globalist: ‘Për një rendë të ri’ !
Tomi Buzi.
10.02.2021.