August 3, 2024

Kujtim i bukur vere… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUJTIM I BUKUR VERE….

Tek te perqafova kete cast,
S,di pse u futa ne kujtime.
Mbaj ment , ate dite te thash shpirt,
Ti mu pergjigje je zemra ime …

Dhe te pyeta gati pa mendje ,
A e kujton puthjen e pare?
E mban ment moj si u drodhe ?
Sa gati ishe ne te qare ?

Me buze ta fshiva lotin ,
Te te bjere ne faqe , se lashe ,
Te dridhura edhe mua shtatin,
Ma mbuluan papritur ate cast…..

Nuk desha te te pyes perse
Ai lot si kristali te doli,
Mu dhimbs, por dhe me pelqeu
Si premtim qe zemra e nxorri…

Mu hodhe ne krahe pastaj,
Harrove qe kishte kalimtare,
Me the ,shtrenguar me mbaj,
Mos me ler, as kur qesh as kur qaj….

Hutuar dhe une s’desha t’ja di,
Bota aty nuk egzistonte ,
Ishim vetem une edhe ti ,
Mes qiellit e tokes,ajri na mjaftonte..

Vrapuam ate cast te dy,
Harbuam dehur ne asfaltin e nxehte,
Me the zemra ime rreh per ty ,
Te thash shpirt te kam ne kete jete…

Do mbetet njesoj gjithmone,
Ti shpirti im , une zemra jote ,
Dhe kur thinja e rrudha t’na mbulojne,
Edhe nese i vjen fundi kesaj bote …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 09/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com