Juve më rritët me këngë – Neil Ruçi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JUVE MË RRITËT ME KËNGË
Nënë moj e shtrënjta nënë,
Për juve zëmra më qan.
Kur digjem me mallin tëndë,
U ndava dhe me babanë.
Fjalë e parë e gjuhës time,
Nënë e babë e nuk ka tjetër.
Ah!të ëmbëlat ledhatime,
Nëpër deje më kan mbetur.
Ato lotë djalërie,
Kur nga gjiri jam larguar.
Bëhen tinguj melodie,
Dhe këngë për tu kujtuar.
Në prehërin tuaj të ngrohtë,
Juve më rritët me këngë.
Në ëndërr më dilni sotë.
Pamje bukur babë e nënë.
Hënë e diell shpirtin derdhur,
Ku jetën ma kini falë.
Dhe kur dheu tu ket tretur,
Në zëmër u mbajmë gjallë.
Neil Ruçi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com