Plakje – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Plakje
O pemë e lashtë me rrënjë të thella
në beseë vytyte e dashuri
i rrite degët e të valezon era
ja fale qiejve me stuhi
O pemë e fortë si rrallë të tjera
ku janë filizat e tëndit gji
kujt ju falën mijëra pranvera
ato qe njomën të tute sy
A di o pemë si janë sythat
shpërthyer e rritur ketu -aty
trungut ngelur degë të vjetra
s’ta duam jo k’të pleqëri
S’ka syth të dojë liri të tjera
veç qiellit tënd ku lindi shpirt
ndaj ktheni tokës limfë e ëndërra
të shuhet fjala e trishtë mërgim
Kush mendon për ty Atdheu im?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com