Mos na harroni – Bashkim Halilaj
Mos na harroni
Ne juve nuk ju harruam,
Dhe ishim afër gjithmonë !
Ne ju deshtëm, nuk dyshuam
Në juve që ishit gjysma jonë!
Mos harroni, sa herë jua thamë
Edhe pse shumë her harruat!
Mëndjen në kolltuk, në nam
Dhe kurr për ne s´menduat!
Zërin e fyerjës e bëtë zë jete,
Ne prapë u ndalem në heshtje!
Ju vet nisët pazaret mesvete,
Dhe sërish në mosmarrëveshje!
Dhe lozët me durimin tonë,
Durim më i madh se mali,
Mjerimin na e dhatë gjithmonë,
Po zemra nuk e di pse ju fali!
Dhe shkelët e stërshkelët mbi gjak,
n´çdo pëllëmbë të k´saj Toke,
Dhe mjeruat Prag, Votër, Oxhak,
Zgjuat ofshamën e Nënësloke!
Dhe po u joshët me mashtrim
K’të gabim s‘kemi per t‘jua falë!
Ështe hera e fundit për bashkim
T´keqes trup ecjen me ia ndalë!
BH