August 4, 2024

E lagur nëpër shi – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E lagur nëpër shi.

Shi bie në Tiranë,
humbas në nostalgji,
dikur të kisha pranë,
po ku të kam tani !?

Rend në trotuar…
me imazhin tënd,
si dikur më parë,
ndjenjë që më çmënd.

Ulem në një lokal,
dehur në një gotë,
nuk më the as “më fal”
e tillë është kjo botë.

Një cigare tymos,
në shpirt helmuar,
durimi m’u sos…
tashmë je i harruar.

Sërish eci nëpër shi,
në iso të ftohti kollitem,
nuk je as do jesh më ti,
s’kam përse të mërzitem.

Vet erdhe..vet ike,
si princ në përrallë,
si shpresë e ç’do dite,
ende kam mall…

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.02.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com