August 4, 2024

Vajza korriere – Harinder Cheema (Nadar)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Indian poet
Harinder Cheema ( Nadar )
The proud courier girl
Translated from English into Albanian
Language by Delo Isufi

Vajza korriere

Shpesh herë këputja lule në oborrin e fqinjit tim,
Vjedhurazi e vizitoja kur roja nuk ish në shërbim,
I preferuari im i veçantë ish një trëndafil kaçube,
Që çelte trëndafila të mëdhenj me petale të kuqe.

Me petalet e kuqe Zotit i lutesha për fat e mbarësi,
Dhe falje i kërkoja për vjedhjen në oborrin komshi,
Një ditë duke shkulur disa kaçube e degë trëndafli,
Sytë ranë në epitafin që shkëlqente me vesë agimi.

Mbi epitaf shkruhej:”Këtu prehet më trim i trimave”,
Kuptova në varr kish mbirë kaçubia e trëndafilave,
Edhe në botën tjetër , për Zotin ai ish i preferuar,
Si korriere e Zotit, çuditërisht mua kish punësuar.

U largova me lotët që më rrokulliseshin mbi faqe,
Trëndafili kish mbirë ku prehej dëshmori në paqe,
Unë porosinë e dëshmorit e çoja tek i madhi Zot,
Isha krenare që u bëra vajza korriere këtu në tokë.
The proud courier girl
I used to steal flowers from the neighbouring courtyard!
I stealthily visited it in the absence of the guard.
A particular rosebush was my favourite.
Big red roses the bush had on it.
I used to offer the petals with prayers to my lord!
And asked for his forgiveness as I had stolen them from the neighbouring courtyard.
And one day as I was plucking a few,
My eyes fell on the epitaph shining clear in the morning dew.
It read, “Here lies the bravest of the brave”
I soon realised that the bush grew on a martyr’s grave.
He had not ceased to be the God’s favourite even in another world.
And had strangely hired me to offer his prayers to the lord.
I came running back with tears rolling down my cheeks like the white pearls.
And the truth dawned on me !
That by taking the offerings of the Martyr to the Almighty, I had become the proud courier girl.
Harinder Cheema ( Nadar )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com