Mos harro buzëqeshjen, në këto ditë të vështira – Floriri Z Petra
MOS HARRO BUZËQESHJEN
NË KËTO DITË TË VËSHTIRA
KUJDESI PËR VEHTEN
KËTU FILLON LIRIA…
ËSHTË MEDICINA..!!
Mikja ime e shtrenjtë
së largu po të pyes
Si po kaloni, aty ku jeton
në këto ditë të vështira
Kur retë e murme, nuk ndalojnë
qiellin çdo ditë pushtojnë
Vrenjtësirë shohin sytë e mi
As dielli nuk po del, si më parë
për të ngrohur këtë tokë
dhe njerzit kalimtarë..
por lëshon pika shi..
Duhet pak durim
dhe besim tek vetja
Kujdesi lind shpresën
për mbi jetesën.
Mbyllur murreve të errët, të shtëpisë
Nga virusi vdekje prurës
apo njerzit manjakë,
që duan të fitojnë,
mbi kurrizin e popullit
të varfër dhe pa faj..
Nuk e kuptojnë
se po bëjnë mëkat..!?
Zoti i madh në qiell
I shikon gjithë këto marifete
çdo kush mendon për vehte..
Por duhet një solidaritet,
bashkëpunim mendimi
Ta ngrejmë zërin deri në qiell
Zotit ti lutemi, të kemi diell
Si ta luftojmë…
Coronavirusin, ta eleminojmë..
Ku jeta të vazhdojë e lirë
mes stinësh të bukura
kur vijnë e shkojnë..
O BOSSË…
që botën kërkoni ta sundoni..
Lëre popullin të jetojë, i lirë,
mos e ngacmoni..!?
Pse e vrisni me heshtjen
e lëndëve, toksike
apo viruseve baktereologjike..
Shpreso mikja ime,
për ditë më të mira..
Kaq mundet tu them
Mos harro buzëqeshjen
Dhuroje çdo ditë që vjen
këtu fillon liria, tek njerzit që gjen
kjo është medicina,
Të shpëtojë njerëzia…!!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 18th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..