August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kujtime

Bashkë e kemi ndarë kafshatën
Dhe kokrrën e ullirit ndanim bashkë
Me një jorgan mbuloheshim natën
Mbi një dyshek të mbushur me kashtë

Sa herë rrobat ja mernim njëri-tjetrit
Dhe telatinat kur ishim fëmijë
Të vërtetat si ndanim dot nga gënjeshtrat
Të ishe shqiptar , s’kish më krenari

Ndryshe ish atëherë, ndryshe ish mëngjesi
Rrugët ishin plot, të rritur e fëmijë
Kudo që shkoje dëgjoje “Mirëmëngjesi”
Sa rrallë dëgjoj sot, dhe më rrallë nga ti

Ç’mu kujtua sot ajo shkollë e vjetër
Dhe fusha e vogël mbushur plot me zogj
Dy vargje desha t’i hidhja në letër
Po dora më dridhet , s’di pse më venë lotë

S’di nga më erdhën këto kujtime sot
Kaluan fluturim ashtu si një erë
Të ndarë një nga një, humbur nëpër botë
Të mbysin trishtimet dhe lotët ndonjëherë

Vlorë 18/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com