August 6, 2024

Kuqoja e kazili..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kuqoja e kazili..!

Tre hostenë kishte kapluar dielli.
Në parmendë u mbrehën kuqoj e kazili.
Ec kuqo,ec kazil,se na zuri vapa..!
Thërriste pendari dhe i cyste nga prapa.
*
Kuqoja dha e mori diku qendroj..!
Ndërsa kazili ra dhe këmbët paloj.
Me një frymë erdhi e reja e shtëpisë,
Solli bukë,ujë,kashtë dhe shishen e rakisë.
*
Ç’pati kau i ngratë,që u ulë në arë..?!
Pyeti nusja djerset duke i tharë.
Epo vapa,lodhja,me shpirt është i ngrati.
E lodhi dhe ky kuqoja,i fortë është lugati.
*
Po si t’ia bejmë,na mbeti ara pa lëruar..?
Shiko,tha dhe pa diellin,sa ugar ka kapluar..?!
Harroj shtambën në duar dhe po fliste me veten.
Pastaj i’a dha pendarit,për të shuar etjen
*
E çoj unë kazilin,tha nusja bukuroshe.
E fët e fët solli mëshqerën laroshe.
Kuqoja kur e pa,u lëpi ndër dhëmbë.
Ndërsa kazili i’a bëri m’uu dhe u çua në këmbë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com