Të ftoj në vallëzim – Drita Haxhillari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të ftoj në vallëzim.
Më fal një vallëzim,
ashtu çiltër,si dikur…
të kthejm’ ç”do kujtim…
si atëher’ në maturë.
Ejaa..të më takosh,
mermë n’krahët e tu,
ejaa…t’më përqafosh,
të të kem sërish këtu.
Ejaa…ashtu si atë natë,
mbështetur n’kraharor,
unë e ti,romancë e gjatë…
dy zemra busull n’dorë..
Si në ëndërr,në k’të jetë,
erdhëm bekim,unë e ti,
mposhtëm sfidat,rrufet’
furtunë dhe ç’do stuhi…
Ejaa…zemër në vallëzim,
ndezur zjarr…në dashuri,
ejaa…të pres o shpirti im,
bashkë të jemi unë dhe ti !!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara.
Dt.22.02.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com