August 3, 2024

8 Marsi! “Nënës”Për ty e shtrenjta ime! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

8 Marsi! “Nënës”Për ty e shtrenjta ime!
*
Gëzuar ju o nëna,
Kudo jeni e frymoni,
Shëndet e jetë të tëra,
N’paqe e lumturi jetoni..

Nënë në jetë më solle,
Më dhe frymë e dashuri,
Natën ninullë m’këndove,
E gjumë nuk kish për ty..

Sa herë ëndrrat m’zgjojnë,
Shpirti fort më dhëmb,
Pareshtur po t’kërkoj,
Aromën tënde të ndjej..

Ty je lart në Qiell,
Me ëngjëjt fluturo,
Për mua je dritë e diell,
Nga parajsa më ndriço..

Sot të pllaka e varrit,
Këto lule do ti sjell,
Të vadis me lot prej malli,
Zambakët që t’kam mbjell..

Gëzuar 8 Marsin për të gjitha nënat kudo që janë..

Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/08/03/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com