August 10, 2024

Vajzës Labe – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

____Vajzës Labe ________

Unë e ngroha borën , cela lule -borë,
Një kurorë argjëndi , e mbaja në dorë ,
Floku im i bardhë ….ardhur nëpër vite ,
Fustan nusërie ….atë ditë më ndriste!

Mantelin mbi supe , qielli ma hodhi ,
Mali me dënes , dhimbjen se duroi ,
Hënën mbaja shoqe , flisja natën vone ,
Dielli me ngutje … me këndonte këngë !

Fryn një erë bore , ti kryet më lart ,
Bijë labërie , emrin e kam pak …
Unë përmbi jetën , të mirat ja marr ,
Se jam lule – borë , mbirë në acar !

Bora qeshi ëmbël , po ëmbël të tha :
Hëna para ty , çfarë të bukur ka ?
Lule nëpër male …., vjosa burim kënge!
Për bukurin’tonë , këndohet me ëndje !

Pensilvani F.MILORI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com