Kosovës tonë – Fatmira Lazaj Milori
Kosovës tonë
Një ves’ të hollë ….qiejt derdhën ….,
Ylberët ranë ,
Mbi trojet tona nyje lidhur ,
Një skaj ketej , një skaj matanë !
Një pikë loti…, Nënë Tereza ,
E nisi sot , në vënd të saj !
Ylberët ndër troje …Shote Galica ,
harqeve u dha , brengë e mall!
Jam zokth Shqiponje në fluturim …
po ngrihem lart , pak nga pak ,
Në sqepin tënd ….do ulem Nënë,
do fluturojmë mbi qiejt tanë ….,
kaltërsive mbi bjeshkë e lëndina ,
bregdetit të bukur , ……….
……….që flet nga Kanina !
(Ismail Bej Vlora )
Duro dhe pak , e shtrënjta jonë,
gjaku i derdhur , Shënjtërim ….
Ndër burime qiejsh oshëtin jehon,
besa-besë ……
për Shqipërinë !
Tek një ulli i moçëm …. një cigare ndezur rri , …….
Isa Boletini , lufton për Shqipëri !