August 7, 2024

Muza e poetit – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ju pershndes me kete poezi modeste
“MUZA e POETIT”-thesar krijimtarie
..” kur te vjen e Mira dhe e Keqja, hapja deren.”.. populli…
-Thërres ndjenjën, s’është aty,
kujt i thashë, Unë të dua?
Loz me fjalën, e përkund,
më largohet, s’është me mua…
-Trokas zemrën të hyj brenda,
s’hapet dera, nuk më qas,
nga t’ja mbaj,e mbaj veten ,
jam i fortë, nuk pëlcas..
Shkoj nga brigjet, të thërras,
as jehona s’më përgjigjet.
Dëgjoj zërat pas shpine,
kur kthej kokën, ikin larg..
Troket dera, a më bëjnë veshët,
dëgjoj të qeshura, hi, hi, hi…
Ç’duan në këtë ore? Si t’ja bëj?
rend ta hap buzagaz,s’ka njeri…
Jam i çmendur apo somnambul,
të marr rrugët, nuk ma mban,
t’ia marr këngës,kam frikë,
do thonë burracaku po qan…
Do thërres Muzën, të provoj fatin
do shkoj në kazino,mos kam shans…
Me vjen një femër, me pushton,
-Hiqmu qafe, nga unë shko larg…!
Erdhi prap të me falë thesin me para,
-Janë të tuat, jam Emira, merri…!!!
-S’janë me djerse, nuk i dua
s’janë me hak, S’janë për mua,…!!
Ajo iku e turpëruar, s’ia fal vetes..
-Ç’bëra unë, Perëndeshë, u pendova!
më erdhi “E Mira”, e përzura…Mëkat!…
ferkoj sytë, jam në ëndërr është natë!
si qënka thesar ,kjo “muza” e poetit,
të lenka tërë natën pa gjumë
idil dashurie,Perëndeshë krijimtarie.
LUAN KALANA,SHBA.
(Redaktim e posted nga poeti Vullnet Mato).

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com