Prush i ndezur – Robert Shkurti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Prush i ndezur
Pika zjarri këputen strehëve të qiellit,
përplasen me forcë parvazeve të jetës.
Labirinteve të tij rrjedhin ndjenja shpirti,
në prush shndërrohen nga sytë e kometës.
Pyllin e dendur premë për dimrat e acartë.
E hodhëm me kujdes në oxhak të kohës.
Ai digjet si eshka e ndezur me gur të stralltë,
me frymë dashurie dhe zjarresh.
Të gjallë na mban kjo ndjenjë në vite.
Shumë përvëlojnë flakët tek ngrihen,
s’ka gjë se nuk arrin të shihet nga syri
dhe duket se kurrë nuk do të veniten.
Shkëputur nga vëllimi poetik
“Regëtimë deti”
Robert Shkurti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com