E di ta besoj – Xhemi Nokshiqi Muzai
E di ta besoj
Mblidhe shpirtin tënde e mos e lerë ndër shkëmbenjë të fluturojë
Të shkrihet me derte e dhëmbje si akulli ne plagën e njome të rendojë
E di ta besoj ,dhimbjen që ti mbart me vete e mban..!
Liqene dhimbjesh e lot nga syt e tu derdhën në oqean
Qerpikët e tu rrahin njëri tjetrin deri në mesnatë
Si penda rrah telat e kitarres vajtuese me serenatë
Me pikëllim të thellë deshirat ti mori qielli
Dhe shpresoje se petalet do i hidhje si lule dielli
Po cfar,?!
Serish reja qiellin tënd e errëson kur toka nxin e rënkon
E dhëmbja pikon gjak në qelizat e tua që notojnë
Si gurët që piqën nën diell e thyhen si gurë gelqërorë
Gjinjët dhe buza jote rrëshket pa u njom me shiun pranverorë
Si Perrenjët dhe lumenjët që vërshojnë në behar
Yjesit leshuan lotin ujevarë ..
Ndjenjën e dhimbjes tënde e mbështolli hëna e gjallë
Buzëdridhura me netë me acar
Pse të fshehish nëper dhomat e zemrës trishtim dhe dhëmbje,?
E pse ? të fshehish lotin cepave te syrit nga qerpikët e bukur që kullojnë gjakë në heshtje?
korbat në qiell nxijnë kur fluturojnë
E me korale fitoren e mbrojnë
Duan që nën flatrat e tyre të mbajnë dhe të sundojnë
Hape kraharorin e hidhe dhëmbjen në erë, le të kthehet në murlan
E të perpijë rënkimet e shpirtit tand
Lëshoj rrënjët në tokë dhe ushqej si lule jorgavan
Si thellëzat të këndosh si pëllumbesh e bardhë
Xhemi Nokshiqi muzai
Usa 3/19/2021