August 10, 2024

O jaran more jaran – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O jaran more jaran
Po paske qënë shejtan
Të bënë petulla në tigan
Doje vetulla me nishan

O jaran more jaran
Vëndi fare nuk të mban
Nuk duron dotë për dashnore
Me syzezën u ngatërrove

O moj syzeza në përrua
Po jarani kishte grua
Qysh t’u prishë ajo mëndje
O jaran për kokën tënde

Me syzezën ç ngatërrove
Të gjitha në lumë i hodhe
Thotë syzeza desha unë
Ndaj u bë kështu kjo punë

Jaran t’u prishë shtëpia
Seç të mori perrupia
Ç’bëri syzeza harroi
Me një tjetër vate shkoi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com