Vargu pa pikturë – Shefik Surdulli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vargu pa pikturë
Me sevda
t’kam pritë,
e ti
aq e zymtë
erdhe sot!
E bardhë
si lulebora,
E ftohtë
pa diellin rrezeartë.
N’siklet më ke vënë
moj…
në këtë ditë,
se s’kam ç’të t’them
në vargun tim
pa pikturë,
sikur n’atë mot,
si dikur!
Shefik Surdulli
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com