Qyteti im gri…Gjirokaster! – Laureta Poga
” DIELLI dhe HENA….ndricojne.
Edhe YJET …rrine dhe veshtrojne..”
QYTETI im GRI….
GJIROKASTER !!!
Gjirokaster. Kurrkund s’ ta gjeta shembellesen !
Me mbuloi gezimi, kur ma bere ftesen:
T’i kendoj bukurise sate qiellore,
Me nje pene modeste vellazerore !
M’ i trazove ndjenjat, o e vjeter mike !
E mire, e bukur ,e dlire, fisnike !
Edhe aq shume e dashur dhe e sjellshme !
Pikellimi prehet ne plagen e djeshme !
Ne hidherimin e ndarjes jam perpire,
Qetesi: edhe zemra me eshte ngrire.
Nga malli po digjem dhe si qiri po shkrij.
Po me dhemb shpirti, per ty,o MREKULLI !!
Edhe ai ,qe mbledh e derdh si shi flori.
Nuk do te kishte as gaz dhe lumturi.
Vite …te rrosh ne Gjirokastren plot drite.
Largohesh me lote…nje dite !
Pema nuk i humbi gonxhet asnjehere..
Trungu i vjeter ka lulezuar ngahere..
Fara e zgjedhur ne lashtesi te thelle..
Ne Gjirokaster, gjithnje… PRANVERE do te sjelle !!