Djall politikë – Muça Vladimir
NGA” ZËRAT E SHPIRTIT”
Djall politikë
Moj politikë djall i pështirë
Më troket me pamje engjëllore;
Nën rrënjë fsheh veç mënxyrë,
Shikim ndezur e mëkatore.
Me lajka e teka s’ke të sosur,
Më përkëdhel me të kafshuar;
Me dhunë shpirti s’ke të ngopur,
Kudo futesh e maskuar.
Në pushtet kaplohesh shtrigë,
Diell i mirësisë tek ty u shua,
Puth e kafshon me sy të ligë,
Kocka shpirti mbeten tek mua.
Lubi në krime stisur
Mbi banderola,zëra mitingashë,
Me zi e kobe mbi kokë bitisur,
Lindur e rritur si bija adashë.
ATYRE QË SHTIREN
Kur shtiresh miku im
Ti mbytesh më thellë
Në llumin tënd.
Don të jetosh aventurorë,
Mendimi të shkërmoqet në tru
Prangosur nga kitsch flurorë.
Jeta s’është si çdo kthesë
Ku marrshet ndrohen në ngadalësi;
Se dallgë ngrihen dhe mes nesh
Në një botë,me pafundësi.
Ndodh që jeta
Të gëlltit me eks anakonde
Në skanërin global si një ish;
Çdo gjë më pas, si rreth një brenge,
Si në vetëvete e brenda shtëpisë.
P A K T
Në dritate përpëlit qerpikët mëngjesi.
Kulla ku linda vellon luleplot;
Trishtimi në pakt me natën
Nga syri i zgjuar
S’ikte dot.
Si ujëvarë m’u derdh dielli
Në dhomë, brenda,mbi jorgan,
E kristalta ditë ngado tretet
Mbi sytë e çelur jargavan.
Këndon kumria mbi strehën e vjetër,
Ku u ndez qiri i dashurisë,
Malli rinor më ndizet nën setër
Me shkulmin e ndezur të djalërisë.