August 3, 2024

Flladi i pranverës – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Flladi i pranverës

Pranverë t’i ndifsha,ato të bukura.
Lulet tuaja,me plotë aromë.
Gëzofshë n’fluturim të larmet flutura.
Djepat naj mbushësh,me fëmijë t’njomë.

Bukuri e ngrohtë e katër stinëve.
Na largon,nga dimëri i acartë.
U jep lindje e dashuri bimëve.
Shtatë të drejtë,e trup t’lartë.

Pranverë e artë,me rreze dielli.
Në ty ka gëzim çdo njeri.
Edhe syrin e kaltërt,e ndyshon qielli.
Me të bukurën e t’ambëlen çershi.

Bujqit zbukurojnë arat e bukës.
Me të mbjellurat njëvjeçare.
Me duarë t’arta e plotë orë t’punës.
Jetës mirëqenje e gjallëri fshatare.

Sa paqësore je,për cdo krijesë.
Me atë sy nuri lulevesë.
Gjallëresave t’natyrës,u jep forcë e jetesë.
Rritje t’mbarë gjithë fëmijëve dhe times mbesë.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti.
Shqipëri Veriore.
01.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com