August 6, 2024

Tronditja e vogëlushëve – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tronditja e vogëlushëve

Motër, vëlla me gëzim shkuan tek gjyshi në përqafim
T’ju uroj “Natën e mirë” se gjumi vjen me dëshirë
Po ç’të shohin? Gjyshi e babi skuqur, nxehur keq
Panë nga televizioni, thirrje, sharje, secili vetëm flet.

Oh sa u tromaksën fëmijtë, vrapuan tek e ëma
“Gjyshe, mama hajde shpejt, aty po ndodh gjëma!
Të shqetësuara gratë, vrapuan ku ju thanë!.
“Mos bëfshi pikën e hajrit”, menduam hatanë!

-Hajdeni shtrihuni, se për më shumë ju flas mami
Është lojë, dhe pse duket sikur po bëhet nami
Partitë bëjnë fushatë, keqas, me gjuhën e gjatë
Dëgjuesit i hutojnë, e kthyen në sherr e gallatë

-Mirë ata, po gjyshi me babin pse jan’ veç e veç?
-Se atë parti që përkrah njeri, tjetri dot s’e honeps.
-Po ti gjyshe dhe ti mami me cilën parti jeni?
-Presim fundin e fushatës, pastaj fjalën tonë themi.

-Kur të rritemi unë e ti në një parti do jemi motra.
E dëgjova mamin : “Uf, këta palaço, këta mostra”
-Rritemi një herë lali, dallojmë engjëllin nga djalli
T’ kuptojmë, të rriturit grinden nga qejfi a halli.

“E feymëzuar” nga fushata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com