August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruaj

Nuk di sa poezi kam shkruar,
ndoshta njëqind apo njëmijë
Edhe ti shkrova pa menduar,
përmbi lëkurë me dashuri.

Në mish ti shkrova që atëherë,
në buzë me penë ngjyer në gjak
Kur binte shi e frynte erë,
kur horizonti ndizej flakë.

E shkrova gjëra që nuk di,
sa herë u shfaqa i përdalë
Me kokë mbështeturë në gji,
në përkëdhelje të pa fjalë.

E penë mu bënë gishtat e shtrirë,
në skutë që kush si kishte parë
Përmbi mornicë në errësirë,
mbi kofshë të hajthme dritëlarë.

E prapë aty jam murgëruar,
e shkruaj… shkruaj si i marrë
Me frymë të beftë e të shpeshtuar,
paçka se thonë:ky paska shkarë…

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com