August 6, 2024

Magjia e Diellit tim – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Magjia e Diellit tim.

Ulur në stolin e drunjtë,
në kthinën e gurtë të oborrit,
para shtëpizës sime përdhese,
mendueshëm,në këtë vend,
sodis hijeshinë e buzëmbrëmjes,
veshur me fustan ngjyrë argjend.

Tej në horizont,
Dielli çapkën më shkel syrin,
me finesë më dërgon,
buqetë trëndafilash,
rrezet e tij të arta.

Më përshendet,më uron,
magjinë e mbrëmjes,
në vazhdim…
Si çapkën në lojën kukafshehti,
fshihet pas shkurreve,
me pak ndriçim,
në kodrën përkarshi.

Nata veshi këmishën e zjarrtë,
shtat’hedhur,belhollë,
gjokslëshuar…
Oh këmisha…
në gjunjët e brishta!
Kokolepsje çmendur,
dehje,melodi…
deri në agim.
mbetur nëpër gishta!

Drithërim nën mbulesen e saj,
transparente…si fytyra.
Jastëk i mëndafshtë,
gjumi në sytë e ëndrrës,
mozaik plot ngjyra,
adrenalinë pa limit…

Ballo vallzimi,
në mirësjellje kavalierësh,
si në maturë,
në adoleshencë,
dikur…

Trokitje të lehta mbi xham,
ninulla të shiut të verës,
Bardhësi…
zgjimi i ditës.
Mbi lëkurë,një tufë,
nga Dielli rrezeartë mbetë.
Grimim natyral,
bukuri bio,
e një shpirti plot jetë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt.31.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com