Seç më zgjoi nga gjumi – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Seç më zgjoi nga gjumi
Zëri i birbilit
Ngreu po më thoshte
Ditë e parë e prillit
Dola në ballkon
T’a shoh ku këndon
Në një degë kumbulle
Rri dhe më vështron
Ngreu po më thoshte
Të shikosh natyrën
Kudo jeshilonte
Pashë dhe kanarinën
Në një degë me lule
Dhe ajo këndonte
Dhe në degën tjetër
Birbili shikonte
Të dy po këndonin
Bukur si çdo herë
Dilni njerëz thoshin
I thonë pranverë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com