Manushaqes – Dafina Carkanji
Manushaqes
(Me motiv kënge)
Manushaqe prillit moj,që më rri nën ferra
Ngrije kokën lart moj, dil më shih se erdha
Era jote e mirë moj,ç’më fluturoi mua
Më ngriti sa herët moj,tek viset e tua.
Manushaqe bukur moj,ngjyra jote ëmbël
Ç’më bëri për vete moj,të futa në zemër
Ngrije kokën lart moj,boll më bëre naze
Gusha jote bardhë moj,mbushur ato faqe
Unë bilbili malit moj,tek ty fluturova
Ti heq ato ferra moj, se më nuk durova
Çeli buza jote moj ,lule manushaqe
Të putha në buzë moj,të putha në faqe
Ti e ngrite kokën moj, më pe drejt në sy
Nuk rri më në ferra bilbil,do të vij me ty
Unë në krah të mora moj,m’u bë zemra mal
Le të thon’ ç’të duan bilbil,zemrën ty ta fal.
Punoi Dafina Molla(Carkanji)
02.04.2021